Futboll

Frederik Veseli: Dëshiroj të qëndroj në Serie A

Është futbollist i vetëm kombëtares që ka fituar Kupën e Botës(me të rinjtë e Zvicrës), por edhe një nga ata që ka provuar të luajë në një skuadër Sheikësh(Manchestr City). Frederik Veseli, mbrojtësi i ekipit kombëtar po kalon një periudhë të vështirë dëmtimi, që e mban jashtë prej 4 javësh.

Në një intervistë për Supersport, Veseli ka sqaruar se këtë javë pritet ti bashkohet skuadrës, në luftën që Empoli po bën për t’u rikthyer në Serie A. “Kam folur me mjekët dhe më kanë thënë që këtë javë duhet të stërvitem me skuadrën. Nëse gjërat shkojnë mirë duhet të jem në fushë në ndeshjen me Pro Vercelli, që luhet të dielën tjetër. Kam punuar me kujdes këto ditë dhe mezi pres rikthimin”, u shpreh ndër të tjera Veseli.

Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulare, e cila e la jashtë edhe me ekipin kombëtar, në miqësoren ndaj Norvegjisë.

“Shpresoj shumë që të rigjej sa më parë formën fizike. Jam një sportist ambicioz dhe dëshiroj që të qëndroj në Serie A sezonin tjetër. Kemi një skuadër të mirë dhe unë jam përshtatur shumë mirë. Aktivizimi i shpeshtë me jep mundësinë që të fitoj edhe një vend në ekipin kombëtar”, tha Veseli.

Related posts

ELOZHE PËR FUTBOLLISTIN E RED DEVIL/ Saha: Martial të qëndrojë, nëse dëshiron të fitojë trofe me United

Isa.Autor

JO VETËM KALINIC/ Refuzoi zëvendësimin, Lucas Perez tregon të vërtetën e tij

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ JUVENTUSI pranë sulmuesit gjerman që DËSHTOI në BOTËROR

Isa.Autor

Leave a Comment