Futboll Premier League

TREVOR NOAH: Nëse do të dërgonin një vrasës për mua, shpresoj që të jetë… STERLING

Manchester City nuk ka arritur të festojë titullin në Premier League në ndeshjen e së shtunës kundër Manchester United pavarësisht se e ka mbyllur pjesën e parënë avantazh 2-0.

“Djajtë e Kuq”, në fakt, kanë realizuar një përmbysje të çmendur në 16 minuta falë golave të Pogba dhe Smalling. Duke parë se jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, reagimet në përfundim të ndeshjes kanë qenë të pafundme.

Pjesa më e madhe e tyre kanë pasur në shënjestër yllin e Manchester City, Raheem Sterling, i cili ka humbur disa raste të pabesueshme që mund t’i kishin shmangur humbjen ekipit të tij dhe mund t’i kishte dhuruar atyre titullin.

Por komenti më i goditur ka ardhur nga Trevor Noah, komiku afrikanojugor, drejtues i emisionit “The Daily Show” në Amerikë, i cili ka shkruar në Twitter: “Nëse do të dërgonin një vrasës për mua, shpresoj që ai të jetë Raheem Sterling”.

Related posts

Ahmataj: Merremi vetëm me fushën, Kamza ka dy shanse për mbijetesën

Sadik.Autor

Jack Wilshere përfundon në radarin e Milanit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ JUVENTUSI arrin akordin me RONALDON për 100 milion euro

Isa.Autor

Leave a Comment