Futboll

Ramadan Ndreu e ka një hall për sa i përket lojtarëve

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu komentoi në Supersport, humbjen minimale të skuadrës së tij përballë Kukësit.

“Futbolli është delikat. Momentet më të mira të lojës morëm një gol ishte rasti i parë i rrezikshëm ndoshta jo shumë. Ishte aksidental. Nuk arritëm dot të ishim afër golit. Futbollistët zhvilluan ndeshje shumë të mirë megjithëse rezultati nuk erdhi. Kemi diçka të mirë se po bëjmë ndeshje të mirë por nuk po vijnë rezultatet.

Në fund të kampionatit është një periudhë delikate që lojtarët duhet të jenë të qetë, mendoj që ky moment nuk është i mirë për ne dhe pse luajmë mirë por nuk kemi qetësinë para porte. Zhvilluam një volum të madh loje, por duhet të jemi të kujdesshëm, na duhet qetësi shumë.

Dy shtylla, sy raste, volum shumë të madh loje. Për të qenë i sinqertë mund të kem menduar edhe dorëheqjen por mendoj që nuk i shërben skuadrës. Në këtë moment delikat nuk dua t’a braktis skuadrën. Kam besim të madh tek lojtarët dhe me formën që kanë besoj që do të kemi edhe fat mqse po luajmë mirë.

Nuk ankohem asnjëherë për mungesat. Por mungesa e Frashërit, ka zhvilluar ndeshje të mrekullueshme, është mungesë e madhe, pasi na ka dhuruar dhe 4 gola. Edhe mungesa e Ymerit dhe Kuqit na dha goditje në fund. Ne jemi një skuadër që nuk e kemi potencialin e madh për të krijuar këto lëvizje dhe padyshim që lejnë gjurmë.”

Related posts

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Kur Demollari shënonte një gol kryevepër ndaj Anglisë dhe anësori e anuloi (VIDEO)

Delo.autor

Rregulli i ri nga FIFA/ Vetëm Portugalia e ka kuptuar që në fillim (VIDEO)

Sadik.Autor

PO PËRGATITET SHITJA E INTER PËR SHKAK TË KRIZËS PREJ COVID-19? Reagon klubi “Zikaltër”: Presidenti Zheng…

Delo.autor

Leave a Comment