Juventus do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”. Bardhezinjtë në përballjen e parë u mposhtën në shtëpi me rezultatin 3-0 ndërsa do t’u duhet që të fitojnë në transfertë me të njëjtat shifra për të shkuar në shtesë. Megjithatë do t’a kenë të vështirë që të thyejnë në shtëpi kampionët në fuqi të Champions League. Djemtë e Zidane janë më të qetë për shkak edhe të rezultatit që kanë siguruar në Torino javën e kaluar në kaudër të fazës çerekfinale.
E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, në një artikull për takimin në fjalë thekson që Allegri po përgatit disa ndryshime taktike për ndeshjen e së mërkurës në Bernabeu. Pa Paolo Dybala-n dhe Rodrigo Bentancur, që janë të pezulluar, tekniku italian pritet të luajë me një skemë 4-3-3 ose 4-2-3-1.
Matuidi mund të fillojë sërish nga stoli nëse Allegri vendos të luajë me skemën e parë, e njëjta gjë vlen edhe për Mario Mandzukic nëse trajneri do të ekzekutojë skemën e dytë. Megjithatë, tekniku italian mund të vendosë të luajë me secilin nga lojtarët e tij sulmues që nga minuta e parë nëse zgjedh skemën 4-2-3-1 me Mandzukic, Higuain, Cuadrado dhe Douglas Costa.
Federico Bernardeschi nuk është ende në gjendje optimale për të luajtur në këtë ndeshje.
Nga ana tjetër fitorja 3-0 në ndeshjen e parë për Zinedine Zidane është mëse e mjaftueshme për francezin që të sigurojë një vend në gjysmëfinale. Edhe pse u ndal në barazim 1-1 në derbin e zhvilluar pasditen e djeshme ndaj Atletico Madrid, “Los Blancos” i presin me qetësi djemtë e Massimiliano Allegrit në ndeshjen e ditës së mërkurë.
Isco, Luka Modric, Casemiro dhe as Benzema nuk ishin titullarë në takimin e djeshëm, ku duket qartë që tekniku francez i ka kursyer lojtarët për ndeshjen e kthimit në Champions League.
Cristiano Ronaldo pas realizoi golin e avantazhit për skuadrën u zëvendësua më pas nga Karim Benzema. Zidane e kursue portugezin për disa minuta që të jetë në gjendje optimale për përballjen ndaj Juventus.
