Boks

Mayweather provokon sërish: Nëse rikthehem, kjo do të ndodhë në kafaz

Floyd Mayweather vijon të provokojë me daljet e tij publike në lidhje me një rikthim të mundshëm në sport. Në një deklaratë të dhënë sot, ish-boksieri amerikan, 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierë, ka thënë se në rast se vendos të duelojë sërish, kjo gjë do të ndodhë në kafaz dhe jo në ring. Kjo lë të mendosh se revanshi mes Mayweather dhe McGregor mund të realizohet një ditë pikërisht në artet marciale mikse dhe jo në boks.

Nëse do të rikthehem, do të duelojë në kafaz”, ka qenë deklarata e dhënë sot nga Floyd Mayweather në rrjetet sociale, që më tej shtoi: “Po ia kaloj shkëlqyeshëm pas tërheqjes nga sporti. Por siç e dini, unë tërhiqem nga sporti, rikthehem prapë. A ka mundësi që të rikthehem sërish? Sigurisht, por nëse rikthehem kjo do të ndodhë në një duel në artet marciale mikse”, u shpreh boksieri amerikan, tashmë 41 vjeç.

Kam biseduar me kompaninë “showtime”, kam biseduar me televizionin CBS dhe në rast se rikthehem, ato do të përfshihen në këtë përballje që do të zhvilloj. Paraja që do të qarkullojë në atë rikthim do të jetë e madhe, leku do të derdhet lumë. Unë mund të bëj çfarëdo të kem dëshirë. Unë jam Floyd Mayweather”, tha ish-boksieri amerikan, që ka nisur prej pak kohësh stërvitjet për të dueluar në kafaz, madje ka nisur edhe aplikimin për të marrë licensën e UFC-së.

Related posts

Vasyl Lomachenko do të duelojë për titullin kampion ndaj Jorge Lineares

Q.Autor

Ilir Latifi fiton me “submission” duelin ndaj OSP. Tani pret sfidën për titull (VIDEO)

Q.Autor

DEKLARATA BOMBË/ Khabib: Gati të PAJTOHEM me McGregor, por preferoj të dueloj ndaj…

Isa.Autor

Leave a Comment