Të tjera

Andy Murray bën gati axhendën, rikthehet në qershor

Rikthimi në fushë i Andy Murray më në fund ka një datë edhe pse ai mund të jetë ende provizor. Tenisti britanik ka deklaruar se do të jetë në turneun e Hertogenbosch, që zhvillohet më datat 11-17 qershor, në Holandë. Ndërsa një javë më pas do të marrë pjesë në turneun e “Queen’s” dhe në fund në grand slemin e Wimbledon. Ky është plani që ka Murray, që nuk luan një ndeshje zyrtare që prej korrikut të vitit të kaluar.

Mezi pres të rikthehem në fushë dhe këtë gjë do ta bëj në fushat me bar. Dua të luajë në Golandë për herë të parë, pasi kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për atë turne. Për mua kjo është mënyra më e mirë për t’u përgatitur prë turneun e Wimbledon”, deklaroi tenisti britanik, tashmë 31 vjeç, që konfirmon se ashtu si Roger Federer nuk do të luajë në një turne në fushat me dhè, që nisin javën e ardhshme.

Related posts

PAS 20 VITESH/ “Doktor” Rossi largohet nga “Moto GP”, do të lërë trashëgimi 4 ekipe në motoçiklizëm

Delo.autor

MBI KARRIERËN E MAJLINDA KELMENDIT/ Federata Botërore e Xhudos: E pushtoi botën në heshtje

Delo.autor

Liga e Europës/ Nesër ndeshjet e fundit në fazën e grupeve

Sadik.Autor

Leave a Comment