Futboll

Gol nga tuneli, Skënderbeu pushton Vlorën

Nuk i janë dashur as më shumë e as më pak se 30 sekonda që Skënderbeu të marrë në dorëzim “frenat” e lojës në stadiumin “Flamurtari” kundër skuadrës vendase. Soue gjen të papërgatitur mbrojtjen kuqezi dhe realizon në sekondën e 30 të pjesës së parë, ndërsa dyfishimi i rezultatit vjen nga Bruno Dita në minutën e 12. Kanë mjaftuar këta dy gola që Flamurtari të bjerë “nën sundimin” e liderëve të Kategorisë Superiore.

Mungesat nuk kanë qenë problem për ekipin e trajnerit Ilir Daja, por dy gola në fillimin e ndeshjes i kanë dhënë qetësi për minutat në vijim. Në pankinën e Flamurtarit ka pasur shenja nervozizmi, madje deri në “depresion” nga trajneri Shpëtim Duro, i cili nuk iu ka besuar syve në minutën e parë të takimit dhe për më tepër në minutën e 12. Ndërkohë që kuqezinjtë kanë kthyer në lojë në 20 minutat e fundit të ndeshjes, por pa ndryshuar rezultatin. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-2.

Flamurtari – Skënderbeu 0-2
Shënues: 
Soue 1’, Dita 12’

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Hoxhaj, Useini, Sidibe, Alves, Muarem, Camara (Toungara 45+1’). Trajner: Shpëtim Duro

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Gavazaj, Muzaka, Osmani, Dita, James, Soue. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Ardian Beqiri
Kartonë të verdhë: Vangjeli 24’

Related posts

NDËRHYRJE HORROR/ Futbollisti nuk njeh limite. Shikoni pamjet e tmerrshme (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Arbitri “injoron” VAR-in, ja momenti kur “Të Kuqtë” kërkuan penallti (VIDEO)

Delo.autor

MBI PYETJEN E RONALDOS QË BEFASOI TË GJITHË SKUADRËN/ Ylli Morata: Askush nga ne nuk e dinte…

Delo.autor

Leave a Comment