Moto GP

Agostini, fituesi rekordmen kritikon sherrin mes Rossit dhe Marquez

“Marquez ka gabuar dhe kërkoi falje, shpresojmë që të mos e bëjë më. Por, nuk do të jetë i skualifikuar, u fut dje në garë”. Giacomo Agostini, piloti më i titulluar në historinë botërore të motorëve (15 tituj), mbron spanjollin e Honda-s, i cili dje pati një incident me Valentino Rossi-n në Argjentinë.

“Nëse bëjmë skualifikime çdo herë, besoj se nuk do të ketë më garë”, janë fjalët e Agostini-t në “Tutti convocati” në “Radio 24”. “Kjo vlen për të gjithë: të mendojmë për Iannone-n, i cili hodhi përtokë Dovizioso-n dy vite më parë, atëherë ishte i skualifikuar, por kështu nuk mund të garojë më askush”, shton piloti më i titulluar në histori.

“Nuk është e vërtetë ajo që thotë Rossi se Marquez pengon pilotët me këmbë. Tashmë janë të gjithë pak nervoz dhe po e ekzagjerojnë të tërë. Ajo që ndodhi dje mes Rossi-t dhe Marquez u ka ndodhur të gjithëve, më ka ndodhur mua, i ka ndodhur Valentino Rossi-t, ndodh përherë në garë, i ka ndodhur edhe Zarco-s që nxori jashtë Pedrosa-n. Mbaj mend se kur garoja, mbi të gjitha në Angli, kur frenoja më kalonin katër, një lartë, një poshtë, një majtas e një djathtas. Ndodhet përherë kështu, natyrisht është e drejtë që të kesh respekt, është përherë e drejtë që të mos i hedhësh poshtë njerëzit”.

“Falja që kërkoi Marquez? Janë momente të vështira, pa përfunduar garën e ke adrenalinën 100. Ndoshta do të ishte e mirë që të prisnim një çerek ore, 20 minuta më shumë, ndoshta qetësoheshin ujërat, por kjo nuk ndodhi ndaj e kritikoj dhe vetë”.

Në “Virgin Radio” më pas ai tha veçanërisht për Marquez se bëri një gabim akoma më shumë strategjik: “U tregua idiot, ia them si mik. Po i menaxhonte të gjithë, mund edhe të priste kthesën e duhur që ndoshta të përgatitej më mirë për parakalimin, ndërsa ai mendoi që të qëndronte brenda por nuk ia doli. Nuk dua ta mbroj, por duhet të shohim dhe situatën”.

Related posts

Fenomeni Marc Marquez tregon të ardhmen e Honda-s

Sadik.Autor

MotoGP/ Dominoi në pistën Austin, por Marquez nuk është i kënaqur

Sadik.Autor

Moto GP i shpall luftë Formula 1: Ne nuk i heqim vajzat seksi

Q.Autor

Leave a Comment