Futboll La Liga

Ka një rekord golash që Messi nuk mund ta thyejë dot

Tashmë është vërtetuar se Lionel Messi di si të shënojë.

Me 618 gola të shënuar në 752 paraqitje për klubin dhe përfaqësuesen, fenomeni katalanas do të mbetet në histori si një nga golashënuesit më të mirë të këtij sporti.

30-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Barcelona-s dhe La Liga-s.

Por ka një rekord që Messi me shumë mundësi nuk do ta thyejë dot, dhe ai është shënuesi më i mirë i goditjeve standarde.

Ylli i Barça-s është kthyer në një vrasës nga distanca gjatë dy sezoneve të fundit, dhe po çmend portierët me goditjet e tij nga encja.

Messi ka shënuar 40 gola nga goditjet standarde në karrierën e tij – 34 për Barcelona-n dhe gjashtë për Argjentinën.

Por ai mbetet 19 gola larg 10 më të mirëve.

Lista ka disa emra të njohur si David Beckham, Ronaldinho dhe Pele. Juninho është në krye me 77 gola ndërsa vendi i 10-të i përket yllit të Corinthians Marcelinho Carioca me 59 gola.

Ja lista e plotë e shënuesve më të mirë nga goditjet standarde.

Related posts

TROPOJANI “SHFRENON FANTAZINË”/ Fitorja në derbi, Gega “HARBOHET” në dhomat e zhveshjes (FOTO)

Isa.Autor

REALIZOI TRIPLETË NDAJ BOLIVISË/ Messi është një legjendë, arrin rekordin unik në Amerikën e Jugut

Delo.autor

MUNDËN KASTRIOTIN/ Daja: Gëzohem që Torasa u zhbllokua shpejt, të rinjtë më…

Isa.Autor

Leave a Comment