Futboll

Partizani-Batha, ka zhvillime të reja në klubin e kuq

Partizani dhe kapiteni Idriz Batha kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës. Kapiteni i të kuqve dhe klubi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, pasi problemi janë financat. Ata nuk bien dakord në aspektin financiar. Kapiteni kërkon rritje rroge, ndërsa klubi synon që t’i ulë rrogën. Në fakt, situata duket e komplikuar, pasi në fund të sezonit, kontrata e Bathës skadon. Në kushte të tilla, mesfushori kërkon që të rinovojë që tani dhe probleme ndërmjet klubit dhe shtatshkurtrit për këtë çështje kanë nisur. 28-vjeçari do që të ketë siguri për të ardhmen përndryshe do të mendojë për gjetjen e një ekipi të ri.

Në këtë fushatë diskutimesh janë përfshirë dhe tifozët e Partizanit. Një nga faqet e fansave të klubit kryeqytetas shkruajnë se rinovimi i mesfushorit është i domosdoshëm. “RINOVIMI I KAPITENIT BATHA I DOMOSDOSHEM. Partizani me ardhjen e Dalipit ne stol ka nje ecuri fantastike. Duke shpresuar se kjo ecuri do te vijoje deri ne fund te sezonit, duhet menduar edhe per kampionatin e ardhshem. Dy lojtareve te rendesishem si kapitenit Batha dhe mbrojtesit Fejzullahi i mbarojne kontratat me klubin e kuq. Negociatat me Bathen kane ngecur sipas mediave per shkak te pages mujore.

Drejtuesit duhet te mendojne mire per sezonin e ardhshem pasi skuadra ka ne perberje lojtare shume cilesore dhe nuk duhet bere perseri revolucion, hiq 10 lojtare merr 10 te tjere. Me blindimin e ketyre dy lojtareve me kontrata afatgjata dhe me afrimin e 2-3 lojtareve cilesore ne merkaton e veres, ekipi do te plotesohej ne cdo repart””, – shkruhet në postimin e tyre (i pakorrektuar). Batha ka 4 vite te skuadra e kuqe dhe është një nga lojtarët më emblematikë të kryeqytetasve, pasi jep gjithmonë gjithçka nga vetja. 28-vjeçari do që të rinovojë, po ashtu dhe klubi i kuq, por tashmë ka nisur dhe lufta e kërkesë-ofertave.

Related posts

ËSHTË “MËRYITUR” TE NAPOLI/ Edhe Liverpuli futet në garë për yllin e Serie A

Isa.Autor

Inter kërkon Zappacosta plus pará për mesfushorin amerikano latin

Isa.Autor

E RËNDË/ U fut të ndante sherrin. Qëllohet me plumb kokës ish-futbollisti i Ajax

Delo.autor

Leave a Comment