Futboll La Liga

Vinicius: Do të luaj me ekipin më të mirë në botë

Megjithëse është akoma i pasigurtë kur do të transferohet zyrtarisht te Real Madrid, Vinicius po e pret me padurim ditën kur do të shkojë tek ekipi më i mirë në botë.

Los Blancos kapi adoleshentin gjatë vitit të kaluar por ai ka mbetur i huazuar te Flamengo për t’u zhvilluar më tej. “Casemiro dhe Marcelo më kanë ndihmuar shumë kur mora vendimin, më thanë se do të luaja për ekipin më të mirë në botë,” shprehet braziliani.

“Tani, do të largohem nga ekipi më i mirë brazilian dhe do të shkojë tek ekipi më i mirë në botë.

“Nuk e di akoma kur do t’i bashkohem. Ata do të më thonë mua. Do t’i jap OK tim kurdo që të ndodhë.”

Vinicius ka vazhduar të shohë Los Blancos nga larg dhe po e pret me padurim takimin me një lojtar në veçanti.

“Kur pashë golin e Ronaldo-s ndaj Juventus, mendova se një ditë do të luaj me lojtarin më të mirë në botë.”

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori i Shqipërisë U-21 transferohet në Portugali tek skuadra e…

Isa.Autor

Mourinho i kërkon falje Mkhitaryanit

Q.Autor

Diego Costa shënon gol ndaj Argjentinës

Sadik.Autor

Leave a Comment