Kampionët e La Liga-s janë të fiksuar në merkaton e verës për të afruar një mesfushor të ri, me Paul Pogba i cili është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në Spanjë këtë fundjavë. Por, te Barcelona kanë nisur që të përhapen fjalët për një marrëveshje me Adrien Rabiot, yllin e PSG-së, ndërkohë që Steve N’Zonsi i Sevilla-s është një tjetër opsion i Ernesto Valverde-s.
Sidoqoftë, ish-sulmuesi i Anglisë Gary Lineker qartëson se ylli i Chelsea-t N’Golo Kante mund të jetë një alternativë bindëse për blaugranat. “Me atë, Franca luan sikur të ketë 12 vetë në fushë”, është një thënie e L’Equipe. “Kante do të jetë firma perfekte. Ai luajti për klubin tim, Leicester, por N’Golo ka qenë për mua, deri më tani, lojtari më i mirë i Kupës së Botës”.
“Ai është dikush që luan dhe që i shërben shokëve të skuadrës. Me Kante, Franca luan me 12 lojtarë. Ai është njëlloj sa për dy mesfushorë. Kante është kudo. Cilësia e pasus është e shkëlqyer, ai kroson në linjë dhe sheh përpara. Sinqerisht, është një avantazh i madh që të kesh Kante në skuadër. Ai është çelësi i trajektores së ekipit francez”.
“Jam një fans i Kante. Në pozicionin e tij është më i miri që kam parë ndonjëherë. E lexon lojën në mënyrën më të mirë dhe fiton topa të pamundur. Vrapon gjithandej dhe është një xhepist i vërtetë. Ai i vjedh topin nga këmbët lojtarëve kundërshtar, pa i dëmtuar, është i pabesueshëm, plus që përherë kthehet shpejt në pozicionin e tij dhe bën ndërhyrje të pastra”.
Gary Lineker shënoi 52 gola në 137 ndeshje me fanellën e Barcelona-s nga viti 1986 deri në vitin 1989 para se të kthehej te Tottenham në Angli.