Champions League Futboll

“Mamma Mia”, ja si shpërtheu komentatori italian në tre golat e Romës (video)

Përmbysja historike e Romës ndaj Barcelonës, kualifikimi i kryeqytetasve italianë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka mbushur sot faqet e para të mediave europiane.

Edhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotomontazhet nga më të ndryshmet, të cilat kanë marrë miliona “like” dhe klikime.

Por, mënyra e festimit të komentatorit sportiv televiziv italian, Carlo Zampa, në transmetim direkt, tejkalon çdo “çmenduri”.

Në rastin e të tre golave të verdhekuqve, ai ka shpërthyer me adrenalinën e një tifozi më shumë se ultras, duke e përjetuar si asnjëherë më parë në profesion fitoren dhe kualifikimin e Romës. Ndiqni videon shoqëruese të shkrimit për të kuptuar më shumë.

Related posts

I nxehti rrezikon fillimin e kampionateve në Angli, klubet mund të humbasin shumë

Isa.Autor

Gazetari zviceran e kritikoi, por ja cila është përgjigja e Behramit

Sadik.Autor

BUFFON NË SUPER FORMË/ “Gjyshi” 40-vjeçar Gigi Buffon, çmend rrjetin me pritjet e tij

Isa.Autor

Leave a Comment