Champions League Futboll

Feston golin e skuadrës së zemrës mes tifozëve kundërshtarë, nis “lufta” (Video)

Në kohën që Manchester City dhe Liverpool po “luftonin” në fushë për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League, në shkallët e “Etihad Stadium” nisi lufta e vërtetë.

Një video e postuar në Twitter tregon se si tifozët vendas të City-t sulmuan disa tifozë të Liverpulit, të cilët po festonin si të çmendur golin e skuadrës së tyre, edhe pse ishin ulur te tifozeria kundërshtare.

Rebekah Parker, personi që filmoi incidentin, shkroi në Twitter: “Kjo ndodh kur je tifoz i Liverpulit dhe feston golin e skuadrës tënde i ulur pranë tifozëve të City-t. Situata u zgjidh nga stjuardët, por është e pabesueshme ajo që ndodhi sepse ndodheshim në vendin e familjarëve, ku kishte plot fëmijë të vegjël”.

Videoja është parë më shumë se 400 000 herë në më pak se dy orë.

Related posts

Atletico Madrid sfidon Juventusin për mbrojtësin spanjoll të Bayern Munchen

Isa.Autor

18 vjeçari realizoi ëndrrën, debutoi në futbollin profesionist pa njërin krahë (FOTO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Serie A me risi të madhe, do të bëhet kampionati i parë në Europë me përfshirjen e…

Delo.autor

Leave a Comment