Champions League Futboll

Pas eliminimit nga Champions kjo është zgjidhja e Guardiola-s

Pronarët e tij ia kanë bërë të qartë. Duan Ligën e Kampioneve me çdo kusht.  Dhe Pep Guardiola iu është përgjigjur menjëherë duke ua paraqitur zgjidhjen. Është shumë e thjeshtë. Duhet shpenzuar më shumë. Ja që Jose Mourinho nuk është i njëjti kur bëhet fjalë për një ekip më të fortë. Trajneri katalanas aktualisht ndodhet në presion të madh, ndërsa skuadra e tij u eliminua në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve nga Liverpool-i.

Ndërkohë që në Premier League po shkon drejt fitimit të titullit kampion.  Edhe pse Pep e pranon se ai nuk ka nevojë për lojtarë më të mirë, nuk kërkon falje se shpenzoi shumë dhe nuk arriti që të shkëlqente në këtë kompeticion. Në vazhdim, ai shton se mund t’i nevojiten të ardhura të tjera, pasi nuk është e mundur që të ndërtohet lloji i ekipit që ai dëshiron pa një buxhet të madh.

“Është e pamundur që ne të arrijmë të tilla rezultate pa futbollistët më të mirë. Nuk ia dalim dot. Dhe tani lojtarët më të mirë kushtojnë shumë pra.  Kur ju pyesni, Pep: Ajo që ke bërë te Barça dhe Bayern është e mundur të realizohet pa emrat e mëdhenj? Thjesht ju them se është e pamundur. Na duhen pra të blejmë dhe të luajmë në atë nivel.

Ndoshta ne në dy vite ne shpenzojmë më shumë, por në një mesatare 5 apo 10 vite shumë klube shpenzojmë shumë para. Ne na duhet të investojmë. Ndryshe, duhen mrekulli dhe unë nuk i bëj dot”, përfundoi tekniku i “Qytetarëve”.

Deri më tani ai ka shpenzuar 450 milionë sterlina për të sjellë futbollistë të rinj te City që kur u ul në stol, në verën e 2016-ës. Në fund, sa i përket paraqitjes së skuadrës në Champions, trajneri i “Qytetarëve” tha se ai ishte shumë i lumtur për çfarë skuadra kishte dhënë dhe se shumë shpejt skuadra e tij dot a fitojë kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit.

Blerjet e City-t me ardhjen e Guardiola-s

Verw 2016

Ilkay Gundogan (Borussia Dortmund) £20m

Nolito (Celta Vigo) £13.8m

Leroy Sane (Schalke) £37m

Gabriel Jesus (Palmeiras) £27m

John Stones (Everton) £47.5m

Claudio Bravo (Barcelona) £15.4m

Verë 2017

Bernardo Silva (Monaco) £43m

Ederson Moraes (Benfica) £35m

Kyle Walker (Tottenham) £45m

Danilo (Real Madrid) £26.5m

Benjamin Mendy (Monaco) £52m

Janar 2018

Aymeric Laporte (Athletic Bilbao) £57m

Related posts

10 NË 10 NDESHJE RADHAZI/ Ronaldo, i pari në historinë e Juventus (VIDEO)

Delo.autor

“KISHA “FACEBOOK” FALLCO ME EMRIN E FERNANDO TORRESIT”/ Bare: Realizova ëndrrën kur luajtëm bashkë tek Atletico

Delo.autor

U MPOSHTËN ME “MANITA” NË DERBI/ Por fajin e gjen te gjykimi, Partizani shfryn

Delo.autor

Leave a Comment