Futboll

Nënvlerësim total, më i miri i Superiores nuk vlen asnjë grosh

Nga hero, në një të pavlerë! Futbolli i tillë është, në një moment je në majën e Olimpit, ndërsa në momentin tjetër je poshtë shollës së këpucëve të tifozëve. Në Angli, futbolli nuk është një lojë mes 11 burrave që dhurojnë emocione të forta, por është fe. Nuk ka rëndësi nëse ndjek një ndeshje të Premier Leagues, apo një sfidë të ligës së 6-të, stadiumet janë plot dhe tifozët e shijojnë pa fund. Vuajnë dhe gëzojnë me skuadrën e tyre të zemrës.

Në kategorinë e dytë angleze kemi dy “shqiptarë”, i pari është puro i tillë, pasi bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ndërsa i dyti është i “natyralizuar”, ai është Caleb Ekubani. Ish-sulmuesi i Partizanit kaloi nga Superiorja shqiptare në Championshipin anglez duke u katapultuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Afrikani po vuan shumë për t’u përshtatur në Angli, pasi atje niveli është shumë i lartë dhe presioni i fansave shumë i madh.

23-vjeçari  është vënë në qendër të kritikave të fansave anglezë, pasi nuk po bën paraqitje të mira. Momenti i keq i Leeds-it bën që të gjithë të jenë të irrituar. Humbja e fundit e skuadrës angleze me rezultatin 3-1 kundër Preston North End ishte shumë shokuese për tifozët, pasi në sfidat e fundit, Leeds kanë humbur shumë terren.

Anglezët e cilësojnë futbollistin Caleb Ekuban si më të dobëtin që ka veshur fanellën e skuadrës. Ata në fakt vendosin në lojë dhe faktin që futbollisti ka luajtur në Shqipëri dhe ka ardhur direkt në Angli, duke e cilësuar kampionatin tonë të pavlerë. Në fakt, Ekubani ishte futbollisti më i mirë i Superiores, pasi luajti në 34 ndeshje dhe shënoi 17 gola. Me ekipin e Leeds, 24-vjeçari ka luajtur në 17 ndeshje, 10 si titullar dhe ka shënuar vetëm 1 gol në sfidën kundër Bolton-it.

Related posts

Icardi me objektiv ndaj Bolognas, kërkon të shënojë golin numër 100

Q.Autor

Pjesa e parë/ Barazim i çmendur në Korçë, gola e spektakël

Sadik.Autor

KA DITËLINDJEN/ Ja urimi që merr Marchisio nga Juventus dhe UEFA (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment