Futboll

Drama në Kroaci, shqiptari ishte duke mbytur shokun e skuadrës

“Fillimisht, falënderoi Zotin që shkoi gjithçka mirë. Ne ishim në nxehje dhe filluam si zakonisht duke rritur ritmin. Rrahmani tentoi një diagonale të fortë, por humbi shënjestrën dhe topi më përfundoi në fyt. Po ecja avash, ishte e pabesueshme që topi më goditi vërtetë. Humba ndjenjat se isha i pavetëdijshëm, për një farë kohe. Më tej, kur ndërgjegjja u kthye, unë nuk mund të merrja frymë, ajri nuk hynte në mushkëri. Arijan Ademi u hodh direkt te unë, më nxori gjuhën që të mos mbyten. Erdhi stafi mjekësor më kapi gjuhën dhe më sollën në një pozicion të caktuar. Ata më përsërisin se duhej të qetësohesha. Isha i shqetësuar, pasi nuk mund të merrja frymë në ato momente, por më pas ajri hyri në trupin tim. Ishte e tmerrshme, pasi çdo qelizë e trupit po kërkonte ajër”, – tregoi talenti 20-vjeçar.

Ai flet dhe për mbrojtësin Rrahmani. “Ishte i frikësuar, pasi gjendja ime nuk ishte e mirë. Nuk kam dëgjuar asnjë rast të tillë, jam ndodhta i vetmi futbollist që i ka shkuar topi në fyt. Nuk kam lexuar asnjëherë për një rast të tillë”

Related posts

TRIPLETË E LEWANDOSKIT/ Bayerni merr fitoren e parë në Bundesligë

F.autor

Wigan-City, vendasit kanë eliminuar “Qytetarët” 4 vite më parë

Q.Autor

KONFIRMOHET HAPI I MADH PËR ARDIAN ISMAJLIN/ Agjenti: Me Napolin jemi në kontakt prej një viti

F.autor

Leave a Comment