Bayern Munich kualifikohet për në gjysmëfinalet e Champions League, pasi ka eliminuar Sevilla.
Sfida në “Allianz Arena” u mbyll 0-0 dhe bavarezët vazhdojnë më tej në saj të fitores 2-1, të arritur në mesjavën e kaluar në Spanjë.
Sevilla nuk arriti të shënojë në portën e Ulrich, teksa tentativa e Correa u ndal në shtyllë, por as Bayern, i cili në fundjavën e kaluar u shpall kampion i Gjermanisë, nuk bëri mjaftueshëm për të fituar ndeshjen.
Sevilla, që në raundin e kaluar eliminoi Manchester United, del me kokën lart nga Champions, ndërsa Bayern vazhdon të mbajë gjallë ëndrrën e “tripletës” nën drejtimin e Jupp Heynckes, si në vitin 2013.
Sevilla e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë, pasi në minutën e fundit shtesë Correa doli me karton të kuq.
Krahas titullit, të siguruar pesë ndeshje para fundit, bavarezët do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Leverkusen dhe në gjysmëfinalen e Champions League, ku kundërshtari do të mësohet pas shortit të ditës së premte.