Futboll

Willian dëshpëron Unitedin e Barcelonën

Willian është i lumtur në Chelsea.
Anësori brazilian, Willian, po kërkohet nga Barcelona e Manchester Unitedi, por thotë se është i lumtur te “Blutë e Londrës”.

“Më pëlqen Premierliga. Më pëlqen Chelsea. Ëndrra ime ka qenë të luajë për Chelsean, kështu që është ëndërr e bërë realitet”, tha Willian për “Daily Mail”.

“Për mua, Premierliga është liga më e fortë në botë dhe Londra është qytet i shkëlqyer. Familjes sime i pëlqen të jetoj këtu. Pas Brazilit, Londra është qyteti im i preferuar, më pëlqen edhe mua të jetoj këtu”.

“Bëra zgjedhjen e duhur kur vendosa të vij te Chelsea sepse tashmë kam fituar dy Premierliga si dhe Kupën në pesë vite”, theksoi mes tjerash Willian.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Bayern Munich po punon për goditjen e shekullit

Delo.autor

KUKËSI-PARTIZANI/ Pas një pasimi nga Feizhao, Taipi ndëshkon “Demat” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Shorti për kualifikueset, Shqipëria vend organizator për…

Delo.autor

Leave a Comment