Futboll

Willian dëshpëron Unitedin e Barcelonën

Willian është i lumtur në Chelsea.
Anësori brazilian, Willian, po kërkohet nga Barcelona e Manchester Unitedi, por thotë se është i lumtur te “Blutë e Londrës”.

“Më pëlqen Premierliga. Më pëlqen Chelsea. Ëndrra ime ka qenë të luajë për Chelsean, kështu që është ëndërr e bërë realitet”, tha Willian për “Daily Mail”.

“Për mua, Premierliga është liga më e fortë në botë dhe Londra është qytet i shkëlqyer. Familjes sime i pëlqen të jetoj këtu. Pas Brazilit, Londra është qyteti im i preferuar, më pëlqen edhe mua të jetoj këtu”.

“Bëra zgjedhjen e duhur kur vendosa të vij te Chelsea sepse tashmë kam fituar dy Premierliga si dhe Kupën në pesë vite”, theksoi mes tjerash Willian.

Related posts

Manuel Neuer akuzohet për doping

Sadik.Autor

WOLVES – CHELSEA/ “Blutë e Londrës” dëshirojnë fitoren për motivim ndaj derbit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

ALARM PËR STATUJ E RONALDOS/ Riti i çuditshëm i turistëve bën që t’i shkëlqejë… pen*si

F.autor

Leave a Comment