Futboll Ligue 1

Pini Zahavi: Neymar nuk mund të luajë kurrë në një ekip me Messi apo Ronaldo

Menaxheri Pini Zahavi ka lënë të kuptohet qartë se Neymar nuk mund të shkojë te Real Madrid për sa kohë Cristiano Ronaldo është atje, duke pohuar se në një skuadër ka vend vetëm për një “super yll”. Gjithashtu, Zahavi e ka përshkruar futbollistin tjetër për të cilin kujdeset, Robert Lewandowski si “qendërsulmuesin më të mirë në botë”.

“Neymar u largua nga Barcelona sepse ashtu duhet të ndodhte, – tha Zahavi. – Aktualisht në futboll ka vetëm tre “super yje”: Messi, Ronaldo dhe Neymar. Ata të tre nuk mund të luajnë kurrë në të njëjtin ekip. Te Barcelona, Ney ishte numri 2. Ai ishte i dyti për goditjen e enceve, i yti për penalltitë, i dytë në gjithçka. Mbërriti në Spanjë kur ishte shumë i ri dhe në moshën 26 vjeç kishte nevojë për pavarësi. Ai mund të luajë edhe për herë apo nëntë vjet në nivelet më të larta, larg hijes së Messi e Ronaldo.”

Më pas, menaxheri i famshëm shtoi: “Unë e admiroj Lewandowski, që kur ai firmosi me Borussia Dortmund. Edhe pse atëherë kur shënonte aq shumë gola sa tani, unë gjithmonë e kam thënë se është sulmues cilësor, ndërsa tani mendoj se është qendërsulmuesi më i mirë në botë. Askush nuk është më i aftë se ai. Për të shënuar gola nuk duhen vetëm aftësitë, por edhe nuhatje. Robert i ka të gjitha.”

Related posts

SHPËRTHEN DE LAURENTIIS/ Stadiumi i Napoli është si një TUALET

Isa.Autor

E BUJSHME/ MAYWEATHER pranoi sfidën e KHABIBIT, ja shuma “e çmendur” që pritet të fitojë amerikani

Isa.Autor

SARRI VAZHDON ENDE PA NJË KLUB/ Trajneri italian ka vendosur të ardhmen, por duhet telefonata…

Delo.autor

Leave a Comment