Europa League Futboll

Pjesa e parë/ Ndeshje e çmendur në Marseille, CSKA Moscow tremb Arsenalin (VIDEO)

Ndeshje e çmendur ajo që po luhet në Marseille të Francës mes skuadrës vendase dhe RB Leipzig. Gjermanët të cilët ishin të avantazhuar me rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë, e nisën mjaft mirë takimin duke shënuar një tjetër gol që në minutën e dytë të ndeshjes, duke menduar se me këtë rrjetë mund të siguronin kualifikimin.

Por, brenda 7 minutash ekipi i Marseille shënon dy herë, ndërsa në fund të pjesës së parë realizon dhe golin e tretë për të çuar shifrat në 3-1. Ndizen shpresat e kualifikimit për Marseille që po bën gjithçka për t’u kualifikuar.

Zhgënjen në këtë pjesë të parë ekipi i Arsenal. Edhe pse në takimin e luajtur në Londër fituan 4-1, topçinjtë në Moskë po munden me rezultatin 1-0. Nuk do të jetë çudi, në dy mbrëmjet e Champions League kemi parë përmbysje dhe drithërima, gjë që pse jo, mund të ndodhë dhe sot në Moskë.

Atletico Madrid po humbet në Lisbonë ndaj Sporting-ut me rezultatin 1-0. Takimin e parë madrilenët e patën fituar 2-0, ndërsa sot po luajnë mes emocionesh për të mbrojtur rezultatin e takimit të parë, megjithatë, në 45 minutat e para të ndeshjes favoritë janë portugezët që në pjesën e dytë do të kërkojnë që të shënojnë tjetër gol për të shpresuar në kualifikimin për më tej.

Në Zvicër është ekipi italian i Lazio-s që po mbron më së miri fitoren 4-2 të arritur para një jave në Romë. Skuadra e Thomas Strakosha-s po kontrollon lojën, ndërsa në fund të pjesës së parë i kanë pasur të gjitha shanset për të zhbllokuar rezultatin. /EDS/

RB Salzburg – Lazio 0-0
CSKA Moscow – Arsenal 1-0
Marseille – RB Leipzig 3-1
Sporting Lisbona – Atletico Madrid 1-0

Related posts

FITOI CHAMPIONSIN ME BAYERN/ UEFA zgjedh mbrojtësin më të mirë, ja emri…

Delo.autor

“ÇMENDET MOURINHO”/ 150 milionë euro për të transferuar SUPER YLLIN e Barçës

Isa.Autor

“KAM GABUAR QË KAM AKTIVIZUAR STRAKOSHËN”/ Inzagi “gradon” Reinën titullar: E ka fituar vendin, nuk do të ishte…

Delo.autor

Leave a Comment