Futboll Premier League Sport

AUTOGOLI I VITIT NË PREMIER/ Shikoni “PERLËN” në ndeshjen e Cityt kundër Rotherham (VIDEO)

Manchester City ka mundur me rezultatin e thellë 7-0 skuadrën e Rotherham për raundin e 1/32-ve të FA Cup. Ndeshja e zhvilluar në “Eithad Stadium” foli për të zotët e shtëpisë që nga minuta e parë e deri në fund.

Lojtarët që shënuan për ekipin e Guardiolës janë Stërling, Fil Foden. Por ka qenë dhe një autogol që i ka dhënë avantazhin e trefishtë ekipit të “citizens”, i cili është një nga më të çuditshmit dhe të bukurit që është shënuar në këtë fillimviti futbollistik. Mahrez ka pasur topin në krahun e djathë, aty ku ka gjetur mbrojtësin e krahut, Ualker.

Ai nisi një krosim drejt zonës, i cili ka qenë rrafsh me tokën duke u përpjekur që të gjejë Stërling. Por, fatkeqësisht, në përpjekje për të larguar topin nga zona e rrezikuar, mbrojtësi nigerian Ajaji shënoi në portën e tij.

 

Related posts

SKANDALOZ VEPRIMI I COURTOIS/ Pas një gafe nga portieri i “Los Blancos”, Alaves realizon të dytin (VIDEO)

Delo.autor

Përballja mes nxënësit dhe mësuesit/ Shehi i “jep” leksion Dajës, Skënderbeu mposht Flamurtarin

Isa.Autor

TURQI-ITALI/ EURO 2020 “nxehet” ende pa nisur, puthja e çiftit në prag ndeshjes bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment