Futboll La Liga

Atletico në telashe ndaj Arsenalit, dëmtohet Diego Costa

Ish sulmuesi i Chelsea ka dëmtuar ligamentet por klubi i tij nuk ka dhënë lajme se sa do të zgjatë lëndimi i tij

Atletico Madrid ka konfirmuar nëpërmes një komunikate për shtyp se Diego Costa është lënduar në ndeshjen kundër Sporting CP në Europa Ligë të enjten.

Sipas Atleticos ai ka dëmtuar ligamentet e gjurit.

Spanjolli ishte larguar në pjesën e dytë të takimit kundër skuadrës portugeze në të cilën Atletico humbi por u kualifikua për shkak se në Ëanda Stadium kishte fituar me rezultat 2-0.

“Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra të premten, më 13 prill, ai është diagnostifikuar me lëndim ntë ligamenteve të gjurit të tij të majtë”, ka konfirmuar në faqen e vet zyrtare klubi.

Mirëpo, ata nuk kanë treguar sa do të mungojë ai, edhe pse për këtë duhet vënë një orar nga mjekët që do të tregonin kohën e shërimit të ish sulmuesit të Chelsea.

Ky është një lajm i keq për Atleticon pasi që sulmuesi nëse është dëmtim serioz i ligamenteve të gjurit ai mund të humbet të dy ndeshjet gjysmëfinale të Europa Ligës, ku Atletico i zhvillon kundër Arsenalit. Zakonisht lëndime të këtilla nëse janë të lehta rikuperohen për 2-3 javë më se shpejti, por nëse janë të rënda mund të shkojnë edhe me vite apo muaj të tërë.

Related posts

“MË KA HABITUR ELEZI ME FORMËN E TIJ”/ Ilir Daja: Do plotësojmë mangësitë në…

Delo.autor

“DYBALA NUK AKTIVIZOHET SE NUK ËSHTË NË…”/ Legjenda Del Piero: Pirlo duhet të mendojë si Capello

Delo.autor

U GODIT ME SHISHE NË KOKË/ Trajneri i Partizanit: S’më kishte ndodhur kurrë, në momentin e parë

Delo.autor

Leave a Comment