Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E BERISHËS LARG ATALANTËS/ “Gardiani” shqiptar kërkon akordin me klubin e Serie A…

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha duket larg Atalantës. Me skuadrën bergamaske portieri e nisi si titullar i rregullt sezonin, por më pas në gjysmën e tij situata ndryshoi dhe trajneri Gasperini preferoi të luante me portierin Golini.

Nga kjo situatë, duket se portieri ka mbetur i pakënaqur dhe do të kërkojë një akomodim të ri, por me shumë mundësi do të mbetet në Serinë A. Berisha ka kërkesa nga skuadra e Spalit, ndërsa do të kishte mundësinë për t’u aktivizuar rregullisht si portier i parë.

Megjithatë, të dyja klubet ende nuk kanë nisur një tratativë zyrtare dhe për portierin janë ende thjesht sondazhe. Megjithatë, edhe nëse nuk arrin marrëveshjen me klubin e Spalit, Berisha duket i prirur të kërkojë një tjetër aventurë, vetëm nëse pranon të qëndrojë edhe një sezon te Atalanta për të luftuar për vendin e titullarit.

Related posts

HISTORIA PREKËSE/ Defo nuk e harron mikun e tij, vogëlushi Bredli “përjetësohet” në krahun e sulmuesit

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Vjen ultimatumi. Juventus, Inter dhe Milan janë gati të realizojnë goditjen 70 milionëshe

Delo.autor

BOMBA E DITËS/ POGBA do transferohet tek ekipi MILIARDERË në JANAR (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment