Bundesliga Futboll

Akuzat nga Frankfurt: Bayern nuk ka asnjë respekt për ekipit e tjera gjermane

“Një sjellje aspak profesionale dhe në mungesë totale respekti.” Në këtë mënyrë, drejtori sportiv i Frankfurtit, Fredi Bobic, ka komentuar zyrtarizimin nga ana e Bayern Munich se trajneri i tyre në sezonin e ardhshëm do të jetë Niko Kovac, që është ende trajneri i Eintracht, me një kontratë deri në vitin 2019 dhe klauzolë për prishjen e saj 2 milionë euro.

Drejtori sportiv i Frankfurt, nuk ka pëlqyer Bayren që nuk i ka njoftuar më parë se do t’i merrnin trajnerin.

“Ky është një informacion që e kishim lexuar në shtyp, por më pas e pamë të zyrtarizuar në rrjetet sociale. Eshtë një veprim i turpshëm, – tha Bobic. – Drejtuesit e Bayern duhet të na kishin njoftuar. Ata nuk kanë respekt për ekipet e tjera gjermane.”

Kovac nuk e ka komentuar lajmin, duke u mjaftuar të thotë: “Gjithçka ndodhi shumë shpejt”

Related posts

SFIDA NDAJ MURA-S PËR CONFERENCE LEAGUE/ Conte: Kam ndjesi të mira dhe besim te grup

Delo.autor

TEN HAG THYEN REKORDIN E FERGUSONIT/ Junajtid arrin akordin për Veghorstin

F.autor

DISFATA NDAJ FIORENTINËS NË “ALLIANZ STADIUM”/ Ronaldo: Rezultat i papranueshëm, por në fund ne… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment