Futboll

Argjentinasi, krenar për interesimin e Real dhe Juventus

Mesfushori i Zenit-it, Leandro Paredes, ka thënë se ndihet i “nderuar” për interesimin që kanë treguar ndaj tij Real Madrid dhe Juventus. Argjentinasi po kalon një sezon shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini, pavarësisht se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Zenit-in, që mban vendin e pestë në renditje dhe që është 10 pikë larg kreut.

Paredes ka luajtur mirë që nga momenti i transferimit të tij nga Roma vitin e kaluar. ai ka shënuar 3 gola në 22 takime të kampionatit. kur është pyetur për zërat e merkaton, ai ka thënë se: “Është një nder që Real dhe Juventus interesohen për mua”.

“Gjithsesi, nuk dua që këto zëra të më shpërqendrojnë, por mendoj se do të marr një vendim pas Kupës së Botës, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Duhet të mendohem për të gjitha alternativat që mund të më paraqiten. Jam i ri, por jam gati për të luajtur për ekipe si Real Madrid”.

“Nga ana tjetër, – ka vazhduar Paredes, – kam shumë miq në Torino. Por mendoj se atmosfera te Real do të më motivonte më shumë. E ardhmja nuk mund të parashikohet, por do të shohim se çfarë do të ndodhë pas këtij sezoni”.

Related posts

TRAJENRI ITALIAN SYNON DY GODTIJE NË MERKATO/ Ja plani i drejtuesve të Inter që do të lumturojë Conten

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA publikon datat e sezonit të ri të Europa League

Delo.autor

KRITIKON ASHPËR MESFUSHORIN PERISIC/ Legjenda Blazevic: Duhej marrë prej veshi për t’u vaksinuar…

Delo.autor

Leave a Comment