Futboll Seria A

Khedira: Emre Can profili i duhur për Juventusin

Sami Khedira mirëpret Emre Can te Juventusi duke i hapur dyert e klubit bardhezi, shokut të tij në kombëtare. Mesfushori me origjinë turke është prej kohësh në orbitën e Juves, madje në muajt është folur shumë për një akord mes tij dhe kampionëve të Italisë pasi Can është në skadencë kontrate me Liverpoolin dhe ka vendosur të mos rinovojë me klubin anglez.

Megjithatë futbollisti i përfaqësues gjermane është akoma i pavendosur dhe mbetet për tu parë nëse ai do të zgjedhë Juventusin. Khedira i cili me Can është shok skuadre te kombëtarja e pancerave në një intervistë ka folur pikërisht për mesfushorin e Liverpoolit, duke theksuar se lojtari ka profilinm e duhur për të qenë pjesë e Juventusit për sezonet në vazhdim, gjithsesi Khedira ka shtuar se ka folur me Emre Can por ende nuk e di se cilin klub ka zgjedhur ai për të vijuar karrierën. Për lojtarin turko-gjerman interesohet edhe Manchester City ndërsa sëfundmi ka nisur të lëvizë edhe Reali i Madridit.

Related posts

CHAMPIONS/ NAPOLI pret LIVERPOOLIN: HYSAJN e gjykon arbitri “armik” i ANCELOTTIT

Isa.Autor

SUPERLIGA/ Sfida interesante, spikat me duelin Shkëmbi-Shehi, Kukësi synon kreun

Isa.Autor

RAMADANI ME COVID-19/ danezët nxjerrin blof FSHF-në: U infektua me kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment