Futboll Seria A

Janë të huazuar, por në rast se shiten do t’i siguronin Milanit një thesar të çmuar

Ndër emrat e mundshëm që priten të largohen, që do të siguronin të ardhura të rëndësishme për klubin kuqezi janë edhe ata lojtarë që aktualisht janë të huazuar me të drejtë blerje, dhe në rast se shiten do ti siguronin ekipit italian një thesar të çmuar, që mund të përdoret në muajt e ardhshëm. Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Milan është në pritje të një oferte për tre sulmuesit, që prej sezonit të kaluar nuk konsideroheshin pjesë e projektit dhe në këtë mënyrë u transferuan diku tjetër.


Lojtari i parë është Carlos Bacca, ish-sulmuesi i Milanit që aktualisht luan tek Villarreal. Me spanjollët ekziston një marrëveshje, që spanjollët mund ta blejnë lojtarin për shifrën e 15.5 milionë euro, edhe pse kohët e fundit palët kanë patur një diskutim rreth mundësisë që çmimi të zbritet në mënyrë që të mos rëndojë në arkat e klubit iberik.

Lojtari i dytë është Gianluca Lapadula, i cili do të blihet detyrimisht nga Genoa: pasi pagoi 2 milion euro vitin e kaluar për huazimin, ekipi ligurian është i gatshëm të derdhë edhe 11 milionë të tjerë, në mënyrë që të blejë përfundimisht lojtarin. Në këtë aspekt, Milani do përfitojë 13 milionë euro për shitjen e Lapadulës, i cili u ble në 2016 nga Pescara për shifrën 9 milion euro.

Dhe lojtari i fundit është M’Baye Niang, i cili i është transferuar në të njëjtën mënyrë nga Milano në Torino: Torinezët kanë paguar disa miliona euro për huazimin dhe në fund të sezonit nëse duan të blejnë lojtarin duhet të derdhin 15 milionë euro. Me pak fjalë, nga shitja e këtyre tre lojtarëve, klubi kuqezi mund të përfitojë 40 milionë euro, shifër që do të investohet në verë për të sjellë lojtarë të rinj.

Related posts

Brozovic-Sevilla/ Transferimi drejt dështimit, Spalletti kërkon zëvendësues

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Takimi federatë-qeveri, ja dy opsionet për rinisjen e kampionatit italian

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Danimarka rrezikon dënimin, lojtarët marrin një VENDIM ABSURD

Isa.Autor

Leave a Comment