Futboll Seria A

Juventus, pas zhgënjimit Real vjen spastrimi

Nata e Madridit nuk do të harrohet shpejt nga Juventus. Eliminimi në minutën e fundit nga Champions League rrezikon të ketë pasoja edhe në merkaton e bardhezinjve. Në fakt, mund të ketë ardhur momenti për të ndërruar faqe dhe për të hapur një cikël të ri. Duke filluar nga koka, domethënë nga trajneri.

Cila do të jetë e ardhmja e Allegri-t? Zërat për një ndarje mes tij dhe “Zonjës” në fund të sezonit janë shtuar dhe tekniku mund të transferohet në Premier League, aty ku pëlqehet nga Chelsea dhe Arsenal. Por rithemelimi që kanë në mendje drejtuesit bardhezinj mund të përfshijë edhe shumë lojtarë.

Buffon, edhe pse nuk e ka thënë hapur, ka lajmëruar praktikisht tërheqjen në fundin e këtij sezoni. Rinovimi i Chiellini-t është lënë pezull, po ritet të vijë në fund. Më shumë dyshime ka për atë të Barzagli-t, i cili mund të vendosë, si Buffon, të tërhiqet në fund të sezonit.

Më pas, përveç senatorëve, mund të ketë edhe lamtumira të tjera. Lichtsteiner dhe Asamoah i kanë bërë valixhet gati dhe do të largohen me kosto zero në verë. Me një këmbë jashtë janë edhe Alex Sandro (Juventus kërkon të fitojë një shumë të rëndësishme nga ai dhe është në kërkim të zëvendësuesve të mundshëm), Claudio Marchisio (drejt Amerikës) dhe Mandzukic (për të cilin flitet për një transferim në Kinë).

Në fund, duhet bërë kujdes edhe ndaj Paulo Dybala, i cili është vazhdimisht në qendër të zërave të meraktos. Nëse do të vijë një ofertë marramendëse, bardhezinjtë mund ta marrin në konsideratë, edhe për të sponsorizuar rithemelimin.

Related posts

Premtimi i çuditshëm i lojtarit: Nëse fiton Botërorin, do të eci lakuriq si…

Isa.Autor

Valeta-Kukësi/ Mbyllet pjesa e parë/ Valeta dominon verilindorët, Shameti pranë golit

Isa.Autor

E BURGOSËN/ Verrati pas arrestimit nga POLICIA: Jam penduar, doja të jepja…

Isa.Autor

Leave a Comment