Futboll Seria A Sport

“PROBLEMI TASHMË U ZGJIDH”/ Juventus arrin MARRËVESHJEN me mbrojtësin e Man United (FOTO)

Juventus raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Manchester United për Matteo Darmian, një operacion që do të dërgonte Leonardo Spinazzola-n te Bologna.

Sipas La Gazzetta dello Sport, është arritur akordi për mbrojtësin që mund të luajë në shumë pozicione të prapavijës.

Ai do të huazohet deri në fund të sezonit me një opsion për blerje përfundimtare 8 mln euro.

Juve, Inter dhe Napoli ishin duke vëzhguar Darmian gjatë muajve të fundit, por Manchester United ka refuzuar të negocionte për ofertat nën 10 mln euro.

Trajneri Massimiliano Allegri ka pranuar se po punohej për firmën e lojtarit dhe mesa duket tashmë çdo gjë ka përfunduar me sukses për kampionët e Italisë.

Related posts

REVOLUCION TEK UNIFORMAT/ Do habiteni me fanellat e reja të Juventusit, Shihni modelet (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Mesfushori Ozil e katranos në Turqi, shikoni çfarë bën me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Luante për Malin e Zi/ Portieri i TALENTUAR I Man City i BASHKOHET përfundimisht KOSOVËS

Isa.Autor

Leave a Comment