Kategoria Superiore Shqipëri

​Skënderbeu miqësore me dy skuadrat e mëdha turke

Pas një viti fantastik dhe shumë të suksesshëm siç ishte 2017-ta te Skënderbeu tashmë është koha për të shijuar pushimet

Por edhe pse sapo ka përfunduar kampionati, klubi korçar ka bërë zyrtare axhendën përsa i përket minifazës përgatitore të dimrit.

Në datën 3 janar, skuadra e Ilir Dajës do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal” dhe pas 3 ditësh qëndrimi në Durrës do të udhëtojë drejt Turqisë për të vazhduar seancat stërvitore në Antalia, shkruan Supersport.al.

 Në Turqi Skënderbeu do të qëndrojë 11 ditë dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë 3 miqësore luksi.

Fillimisht korçarët do të sfidojnë skuadrën turke të Bursasporit më pas kampionët në fuqi të Turqisë, Beshiktashin me të cilët Skënderbeu është ndeshur edhe në fazën e grupeve të Europa League në vitin 2015-të, ndërsa miqësorja e fundit do të jetë ajo ndaj rumunëve të Viitorul.

8 Janar / Skënderbeu – Bursaspor

12 Janar / Skënderbeu – Beshiktash

15 Janar / Skënderbeu – Viitorul

Related posts

PO SHKËLQEN ME “DEMAT”/ Zbulim i trajnerit Daja, Partizani ka një “gjeneral” të ri në mesfushë

Delo.autor

Dështoi te Partizani/ Iuliano hedh akuza të rënda: Në Shqipëri të gjithë vënë baste

Q.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Historike, Laçi ndan pikët me Kraikovën dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment