Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS SHKARKIMIT TË EGBO/ Nevil Dede trajneri i ri i Tiranës

Pas shkarkimit të Emmanuel Egbo, trajneri i ri i Tiranës do të jetë Nevil Dede.

Burime të Top Channel kanë konfirmuar se Nevil Dede që mban aktualisht detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar U 19 pritet të zyrtarizohet nesër si trajner i bardhebluve.

Dede ka takuar sot drejtuesit e FSHF-së duke iu kërkuar që të largohet nga detyra si trajner i U19, për të qenë i lirë që të drejtojë Tiranën. Kjo kërkesë i është pranuar dhe Dede tashmë mund të ulet në krye të pankinës bardheblu.

Nevil Dede me një karrierë të gjatë si futbollist i Tiranës, ka qenë edhe më parë trajner I bardhebluve. Në vitin 2010 ai ka zëvendësuar Sulejman Starovën në krye të pankinës së Tiranës. Dede ka drejtuar edhe disa skuadra të tjeta të Kategorisë Superiore si Laçi, Luftëtari e Kastrioti.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Shkëndija e Tetovës në tratativa me Sabian Lilajn për objektivin…

Delo.autor

JUVENTUS-PARMA/ “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh, shënon Ronaldo

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment