Futboll Ligue 1

Monaco e bllokon largimin e Lemarit, Arsenali do të tentoj me një ofertë të re

Thomas Lemar është ndër lojtarët kryesor të Monacos këtë edicion.

Sulmuesi i talentuar francez është lidhur me një largim nga Monaco për tu transferuar në kampionatin anglez.

Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Manchester United janë katër skuadrat e interesuara për shërbimet e anësorit francez.

Por lajmet e fundit nga Franca bëjnë të ditur se klubi i Monacos, ka ndaluar negociatat me skuadrat angleze.

Sipas asaj që ka raportuar L’Equipe, Monaco dëshiron ta mbajë lojtarin së paku deri në verë.

Qëllimi i klubit është që Lemar t’i ndihmojë për ta zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Por një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë duke parë skuadrat angleze të gatshmet ë shpenzojnë për të.

Arsenal mbetet favoriti kryesor për transferimin e sulmuesit anësor pasi dëshirojnë ta zëvendësojnë kilianin Alexis Sanchez që pritet të largohet.

‘Topçinjtë’ kanë të gatshme një ofertë të re në drejtim të klubit nga Ligue 1, ku do të ofrojnë mbi 90 milionë funte për transferimin e Lemarit në ‘Emirates Stadium’.

22-vjeçari ka luajtur këtë edicion në 13 ndeshje në Ligue 1 ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Related posts

Chelsea interesohet për mesfushorin e Nicës, “londinezët” ofrojnë 40 milionë euro

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ BAYER LEVERKUSEN/ Flet Sarri: Në nuk marrin rezultat të mirë, do t’i…

Delo.autor

MBYLLET ZYRTARISHT MERKATO NË SERIA A/ Ja disa nga lëvizjet më të bujshme të kryera

Sadik.Autor

Leave a Comment