Futboll La Liga Sport

ARBITRIMI SKANDALOZ/ VIDAL: VAR-i duhet të ndihmojë e jo të dëmtojë

Pas përjashtimi nga loja të Clement Lenglet, Arturo Vidal e ka kritikuar vendimin e Gil Manzanos, duke thënë se VAR-i duhet t’iu ndihmojë gjyqtarëve. Bracelona mbrëmë barazoi në “Camp Nou” 2-2 në ndeshjen e javës së pestë në La Liga.

“Ne jemi të mërzitur për shkak se e merituam fitoren”, tha Vidali pas ndeshjes. “Diçka e tillë nuk duhet të ndodh sepse ndikon te rezultati. Ne e pamë pastaj videon dhe mendoj se VAR-i duhet të ndihmojë e jo të dëmtojë”. “Është e vështirë të kritikohemi ne pas një ndeshjeje të tillë”.

Kjo ishte ndeshja e parë nga fillimi e Arturo Vidalit me Barcelonën. Ai mbrëmë asistoi në golin e parë të Barcelonës, të cilin e shënoi Lionel Messi. “Nuk është i vështirë adaptimi në këtë ndeshje, së paku për mua. Kam luajtur për Bayernin e Juventusin, dhe kur ke kualitete dhe je i përgatitur, atëherë mund të luash për çdo skuadër”.

Arturo Vidali erdhi gjatë kësaj vere nga Bayern Munichu për 20 milionë euro.

Related posts

Barcelona dhe Reali në ‘luftë’ për yllin nga Serie A

Q.Autor

Klinsmann: Milano duhet të rikthehet si kryeqytet i futbollit

Q.Autor

Borini nuk ka dyshime: Qëndroj tek Milani

Q.Autor

Leave a Comment