Futboll La Liga Ligue 1

Mediat spanjolle plasin ‘bombën’, Neymar i thotë “po” Real Madridit

Neymari është pajtuar që t’i bashkohet Real Madridit, raportojnë mediat në Spanjë.

“Diario Gol” ka lëshuar bombën e ditës 24 orë pasi Real Madridi humbi 3:0 në “Santiago Bernabeu” nga Barcelona.

Sipas “Diario Gol”, Neymari është pajtuar që të nënshkruajë për Los Blanco dhe do t’i bashkohet atyre në sezonin 2019/20.

Raportohet se numri një i Los Blancos, Florentino Perez, i ka thënë 25 vjeçarit se ai do të paguajë 222 milionë funte për të dhe se do ta bëjë më të paguarin në botë.

Neymari dëshiron të qëndrojë në Francë për dy sezone dhe të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë, para se të kthehet në La Liga.

Ai la Barcelonën gjatë verës sepse dëshiron të jetë lider në një skuadër dhe jo siç ishte, hija e Lionel Messit.

Related posts

“TËRBOHET” MOURINHO/ “FERRARI” i Man United dëshiron të largohet në…

Isa.Autor

‘Ky kampionat nuk po respekton Astorin’, vjen deklarata nga… (FOTO)

Q.Autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Përmbysje spektakolare e Arbërisë, Drenica barazon në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment