Futboll Ligue 1

Sneijder pranë largimin nga Nice, MLS mbetet destinacioni kryesor

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder si duket ka vendosur përfundimisht të largohet nga futbolli evropian.

I transferuar tek skuadra franceze Nice gjatë afatit kalimtar të verës, Sneijder nuk ka bindur klubin francez.

33-vjeçari ka luajtur vetëm në pesë ndeshje në Ligue 1 dhe dy të tjera në grupet e Ligës së Evropës.

Kësisoj ai ka vendosur ta shkëputë me marrëseje kontratën me Nicen për tu larguar si futbollist i lirë.

Por e ardhmja e holandezit nuk pritet të jetë në ndonjërin nga kampionatet evropiane.

Skuadrat nga MLS kanë shprehur interesim për transferimin e Sneijderit qysh në janar.

Los Angeles Galaxy, New York Red Bull si dhe Chicago Fire janë tri skuadrat që po e duan Sneijderin.

Gjatë karrierës së tij të pasur, Sneijder ka luajtur edhe për gjigantët evropian si Ajax, Inter, Real Madrid e Galatasaray.

Related posts

E BUJSHME/ Ibrahimovic: Wenger te Milan? Ka më shumë shanse rikthimi im…

Isa.Autor

“STAYHOMECHALLENGE”/ Sfidës i bashkohet edhe futbollisti i Vllaznisë, shikoni çfarë bën mbrojtësi në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Rusia shënon golin e parë ndaj Egjiptit

Sadik.Autor

Leave a Comment