Futboll Seria A

Chelsea e ‘fiksuar’ pas Nainggolan, mesfushori belg merr vendimin e bujshëm

Radja Nainggolan ka përjashtuar mundësinë e kalimit te Chelsea, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të londinezëve, ku gëzon preferencat e trajnerit Antonio Conte. Eden Hazard ka qenë një nga ata që është përpjekur ta bindë bashkatdhetarin të shkojë në “Stamford Bridge”, por Nainggolan, pasi ka qenë kapiten i Romës në ndeshjen e fundit të humbur kundër Atletico Madrid në Champions League, tregon se nuk ka ndërmend të largohet.

Radja Nainggolan will spend another year playing in Italy

“Fjalët e Conte dhe Hazard i kam dëgjuar dhe patjetër që më japin kënaqësi, por unë e vendosa vitin e kaluar se do të qëndroja te Roma dhe nuk kam ndryshuar mendim, përkundrazi më vjen shumë mirë për zgjedhjen e bërë, – tha Nainggolan, të cili Roma e mori para tre sezonesh nga Cagliari. – Shiriti i kapitenit ishte në kënaqësi e madhe. E kanë mbajtur futbollisti si Totti apo De Rossi dhe kur arrin statusin e tyre të jep një kënaqësi shumë të madhe.”

Related posts

NUK DI TË NDALET SULMUESI SHQIPTAR/ Armando Broja vazhdon të shkëlqejë me Chelesan-U21

Delo.autor

DINAMON E MERR DEVOLLI/ Presidenti Bardhi: E vërteta me Bledi Shkëmbin

Delo.autor

MBROJTËSI DREJT LARGIMIT NGA INTER/ Diego Godin arrin marrëveshjen me klubin tjetër italian…

Delo.autor

Leave a Comment