Futboll Ligue 1 Sport

Monaco do të kompensojë tifozët pas kolapsit ndaj PSG

Monaco do të kompensojë tifozët që kishin udhëtuar në Parc des Princes për shkatërrimin 71- nga Paris Saint-Germain të dielën.

Skuadra e Emery i ka marrë titullin Monaco-s me një fitore të frikshme ku Lo Celso dhe Di Maria shënuan dy herë, bashkë me Cavani, Draxler dhe autogolin e Falcao.

Monaco konfirmoi nëpërmjet Twitter se do të rimbursonte tifozët që kanë bërë udhëtimin e gjatë nga principata në kryeqytetin francez.

Rezultati ka bërë që PSG të jetë 17 pikë në krye të renditjes me vetëm pesë ndeshje të mbetura, ndërsa Monaco do të mbetet katër pikë mbi Lyon dhe Marseille në vend të tretë dhe të katërt.

Zv-presidenti Vadim Vasilyev ka përshkruar disfatën si një tragjedi, duke shtuar: Të vetmit që kanë bërë detyrën e tyre kanë qenë tifozët dhe i falënderoj.

“Ata e mbështetën ekipin, por nuk mund të bënin më shumë. Do të bëjmë çmos t’i bëjmë krenarë në ndeshjen tjetër.”

Related posts

“Skenari” i Memës: Të mbyllen sa më shpejt borxhet, me 3 përforcime Tirana është për titull

Sadik.Autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Superkupa e Europës do të gjykohet nga një femër

Delo.autor

I KËRKON FALJE PAS KËRKESËS QË I BËRI NEYMAR-IT/ Onana: S’duhet ta kisha bërë para syve të të gjithëve

Delo.autor

Leave a Comment