Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ “Tradhëtarin” Fabregas nuk e falin as në videolojëra

Kur një dashuri ka qenë vërtetë e madhe, një tradhti nuk falet as në distancën e shumë viteve. Është një ligj i jetës, por edhe në futboll funksionon në të njëjtën mënyrë identike. Në fakt nuk është e rrallë të asistosh në ndeshje, në të cilën ish-futbollistë të një skuadre vërshëllehen në mënyrë të pamëshirshme nga ata që kanë qenë tifozët e tyre dhe që nuk kanë mundur dot të durojnë të shikojnë kampionin e tyre të largohet për një tjetër skuadër, një tjetër klub. Dhe duke parë që video-lojërat janë gjithmonë e më realiste, sikurse dëshmon edhe historia simpatike e Cech dhe kokores së tij, atëherë pse të mos implementosh një funksion të ngjashëm edhe në daljet?

Ta tregosh me fjalë duket gati gati çmenduri, por disa video po shndërrohen në mënyrë të shpejtë virale, duke dëshmuar se është efektivisht kështu. Gjithçka lind nga një ndeshje e FIFA 19, që vendos përballë Chelsea e Maurizio Sarri dhe Arsenal të Unai Emery. Ndeshja virtuale luhet në ‘Emirates’ ndaj herë pas here, kur topin e kanë Blutë, dëgjohet nga publiku ndonjë vërshëllimë dhe shumë murmuritje. Në një analizë më precize, dallohet ndërkohë se vërshëllimat vijnë vetëm kur topin e ka mes këmbëve …Cesc Fabregas. Motivi është i thjeshtë. Tifozët e “Topçinjve” nuk kanë vlerësuar faktin që pas rikthimit në Barcelonë, katalanasi ndodhet sërish në Londër, por me një tjetër skuadër. Ndaj, çdo herë që luan në stadiumin e tij të vjetër, ai sulmohet me vërshëllima. Tani i ndodh edhe nëpër videolojra.

A përfundon këtu? Aboslutisht jo. Komentet që akumulohen nën video dëshmojnë se nuk është një rast i izoluar, por se ndodh edhe me futbollistë të tjerë ë kanë lënë skuadrën e tyre duke shkaktuar polemika të mëdha. Ndaj zbulohet se edhe kushdo që aktivizon Sergio Ramos në Sanchez-Pizjuan të Sevilla, bën që spanjolli të vërshëllehet. Të njëjtin fat që në versionet e mëparshme të FIFA, i përkiste Neuer, në çdo rikthim në stadiumin e Schalkes së tij. Me pak fjalë, nga kontestimet dhe vërshëllimat nuk shpëton dot as në videolojëra. Mirë në realitet, por kush e di nëse protagonistët do të jenë të të kënaqur me këtë opsion të veçantë në videolojërat.

Related posts

BAYERN KURSEN 3 YJET NË KUPËN E GJERMANISË/ Nagelsmann: Nuk i miratoj vërshëllimat ndaj Sanesë, por…

Delo.autor

Ranfinha-Inter, Barcelona ofron 2 zgjidhje për zikaltërit

Q.Autor

Monakos nuk i bën derman as Henri, rrezikon rënien nga kategoria (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment