Futboll La Liga Sport

Si e bindi Guardiola Xavin të qëndrojë te Barcelona për vetëm 20 sekonda?

Pep Guardiola me të drejtë cilësohet një nga trajnerët më të mirë që ka pasur futbolli.
Ky argument ngrihet mbi karrierën e tij të suksesshme dhe trofetë e fituar te Barcelona, Bayern Munich dhe së fundi te Manchester City, ku dominoi Premierligën për t’u shpallur kampion.

Gjatë kësaj karriere, Guardiola ka punuar me shumë yje, njëri prej tyre është edhe Xavi Hernandez.

Ky i fundit në një intervistë ka thënë se në vitin 2008, kur Guardiola ka marrë drejtimin e Barcelonës, ka qenë i interesuar për pozicionin e tij në klub, dhe trajneri spanjoll ka arritur ta bind që të qëndrojë në vetëm 20 sekonda.

“Pep, e kam një pyetje për ju, a llogarisni në mua”, ishte pyetja e Xavit për Guardiolan.

“Nuk e shoh këtë ekip pa ju. Nuk e shoh këtë punë pa ju”, ishte përgjigja e Guardiolas për Xavin, në bisedën që zgjati vetëm 20 sekonda./

Related posts

LISTA ZYRTARE E POLONISË/ Nga Levandovski te i pezulluari në Seria A dhe 17-vjeçari që e duan të gjithë, publikohen emrat para Shqipërisë

F.autor

Jurgen Klopp interesohet për talentin e Hertha Berlin

Q.Autor

Ndeshja më e çmendur në botë: zgjati 84 orë dhe luajtën thuajse 3000 vetë

Isa.Autor

Leave a Comment