Futboll Sport

Ndeshja më e çmendur në botë: zgjati 84 orë dhe luajtën thuajse 3000 vetë

Kroacia në Kupën e Botës arriti deri në finale ku u mund nga Franca, por nëse kampionët e botës kanë luajtur 7 ndeshje të plota, nënkampionët në fakt, kanë bërë një “ndeshje” më shumë. Sepse në tre ndeshjet që i paraprinë finales kanë luajtur nga 30 minuta shtesë, fiks 90 minuta të plota.

Por nëse kjo mund të quhet një arritje, në Kamboxhian e largët një shifër e tillë është e pallogaritshme. Futbolli atje, edhe pse në nivele shumë herë më poshtë se sa Europa, ka dhuruar një rekord fantastik për Guinness. Skuadra Forza Acaemy e Siem Reap ka arritur të futet në librin e rekordeve për ndeshjen në të cilën kanë luajtur më shumë futbollistë në historinë e futbollit. Dhe nuk ishte e lehtë, rekordi që duhej thyer ishte vendosur në Kili disa vjet më parë me plot 2357 lojtarë.

Por me pak vullnet, ia kanë arritur. Edhe pak durim, sepse për ta mbyllur këtë ndeshje janë dashur 84 orë e gjysmë. Përkthyer në ndeshje, plot 56 të tilla dhe 30 minuta. Në fund Forca Academy ia doli duke futur në fushë 2734 lojtarë. Mes tyre pjestarë të skuadrës së shkollës së futbollit, të rinj të apasionuar, por edhe njerëz të thjeshtë vendas, të cilët janë joshur nga ideja për të qenë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness.

Related posts

Një tjetër PROBLEM/ CHELSEA i prish punë INTERIT për Luka MODRIC

Isa.Autor

LËSHON DEKLARATË KUNDËR ANCELOTTIT/ Sulmuesi King: Nuk duhet të kesh kurrë besim tek një trajner që…

Delo.autor

“I LUMTUR PËR GOLIN E PARË TË HYSAJT”/ Presidenti Duka: Kombëtarja do të ketë nevojë për klasin e tij në shtator

Delo.autor

Leave a Comment