Futboll Seria A

Gattuso karikohet për derbin: Milani ka këto probleme, por me Interin do të fitojmë

Pas një mbledhje thuajse 60-minutëshe me krerët e klubit, Genaro Gattuso u shfaq përpara mediave për të komentuar humbjen e Milanit.

Në lidhje me disfatën e fundit me Atalantën ai tha: “Pa dyshim që është një moment i vështirë dhe episodet na dënuan. Dukshëm nuk mjafton ajo që ofrojmë në fushë. Për shumë specialistë kemi probleme fizike, megjithatë unë mendoj se kemi mangësi në karakter”.

“Djalli” ka shumë problematika dhe Rino ofroi “recetën” e tij duke deklaruar:

“Nuk do të kapem pas tersit, sepse e di që kjo skuadër mund dhe duhet të bëjë më shumë, por kur sheh që punon shumë dhe topi nuk shkon në rrjetë, nuk mund të japësh shpjegime të tjera. Duhet të bëhemi skuadër dhe të tregohemi të bashkuar, pasi te shumë nga djemtë shoh që mbajnë një peshë të jashtëzakonshme. Grumbullimi ishte një zgjidhje për të bashkuar ekipin edhe më shumë, por lojtarët nuk po tregojnë sa vlejnë.

Nuk duhet të ankohemi, por të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë fort. Një tjetër shqetësim i madh vjen nga fakti se askush nga lojtarët nuk priste të gjendej në këtë situatë kur filloi sezoni”.

Derbi mbetet objektivi i radhës si shans unik për të mjekuar moralin e Milanit që pas humbjes me Atalantën duket në nivele të frikshme.

Rino e di se shanset po konsumohen edhe për të, por sfida me Interin i jep të tjera energji: “Kur skuadra ka probleme, lojtarët cilësorë vuajnë shumë për të dalë në pah. ‘Shtylla kurrizore’ e skuadrës nuk po kalon një moment të mirë, ndaj derbi duhet përgatitur sa më mirë sepse është një sfidë e rëndësishme dhe ne duhet ta fitojmë”, përfundoi Gattuso.

Related posts

Analizë: Arma më e fortë e Valverdes kundër Zidanes nuk është arma, po karma!

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË AUSTRALI/ Sulmuesi shqiptar protagonist me gol dhe i jep fitoren Western United (VIDEO)

Delo.autor

Gruaja e lojtarit të Mançester Junajtid merr VENDIMIN e PAPRITUR, bëhet… 

Isa.Autor

Leave a Comment