Futboll

“Asgjë nuk mund ta njollosë karrierën e shkëlqyer të Buffonit”

Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë, Marcello Lippi, beson se asgjë nuk mund ta njollosë karrierën e Gianluigi Buffonit, pas incidentit në Madrid javën e kaluar.
Bufoni u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kthyese çerekfinale të Juventusit kundër Real Madridit, e cila u përmbyll me eliminimin e gjigantit italian nga gara, pasi e konfrontoi në mënyrë të ashpër gjyqtarin Michael Oliver duke mos u pajtuar me penalltinë që ai e kishte akorduar në favor të gjigantit spanjoll në sekondat e fundit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

40-vjeçari e kritikoi Oliverin në një interviste shpërthyese pas ndeshjes, duke nxitur kritika ndaj vetes.

Por, Lippi ka thënë se reputacioni i Buffonit mbetet i paprekur edhe pas kësaj, duke insistuar se Oliver gaboi në rastin e penalltisë.

“Asgjë nuk mund ta njollosë karrierën e shkëlqyer të Buffonit, qoftë si lojtar apo si njeri”, ka thënë Lippi për Omnisport.

“Mendoj se Oliver gaboi [në rastin e penalltisë], duke e prishur performancen fantastike të Juventusit”, shtoi ai.

Related posts

Pogba në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij

Sadik.Autor

TRONDITET skuadra angleze/ “Ylli” i ekipit tre muaj jashtë fushës së blertë

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ GOLI I RRALLË shënohet në Angli, topi “SHKATËRRON” portën (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment