Futboll

Liverpooli ia sheh hairin triumfit të Manchester Cityt në Premierligë

Manchester City e fitoi titullin në Premierligë për sezonin 2017-18 fundjavën që lamë pas, dhe nga triumfi i klubit të Sheikëve përfitoi edhe Liverpooli.
Liverpooli i fut në xhep 1 milion funte nga triumfi i Cityt në ligë falë një klauzole në transferimin e Raheem Sterling, shkruan Liverpool Echo, përcjell Gazeta Express.

Sterling u transferua nga Liverpooli në City më 2015 pas një marrëveshjeje në vlerë 50 milionë euro plus bonuse.

Një nga bonuset përcaktonte se City detyrohet t’ia paguajë “Të kuqve” 1 milion funte nëse Sterling është pjesë e skuadrës që e fiton ligën.

Related posts

BEFASOHET FUTBOLLI ITALIAN/ Policia kontrollon selinë e klubit të njohur. Ja reagimi i presidentit…

Delo.autor

NGA GREZDA TEK TAULANT XHAKA/ Përplasjet e Edi Rejës me lojtarët e Kombëtares

Delo.autor

MESSI-ARGJENTINA NJË BINOM QË KRIJON DEBAT/ “Tradhtohet” nga trajneri: Prezenca e tij është tronditëse…

Delo.autor

Leave a Comment