Futboll

Zidane insiston: S’kam asnjë problem me Bale

Zinedine Zidane ka insistuar se nuk ka asnjë problem me Gareth Bale, edhe pse e zëvendësoi pas pjesës së parë në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Real Madridit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.
Bale, i cili është lidhur me një largim nga gjiganti spanjoll, u përfshi në skuadrën e Madridit në fitoren 2-1 kundër Malagës në La Liga. Trajneri francez ka insistuar se plani gjithmonë ka qenë për t’i pushuar lojtarët, përfshirë Bale dhe Benzema, transmeton Gazeta Express.

“Ky është futbolli. Nuk i njoh asnjërin prej tyre të trishtuar, janë duke u stërvitur mirë”, ka thënë Zidane.

“Kam folur me të dy pardje, atyre u pëlqen të shënojnë më shumë gola. Të gjithë po punojnë shumë mirë”, shtoi ai.

Related posts

“DHJETË VJET MË PARË”/ Guardiola përkujton “Sextete” historike me Barcelonën (FOTO)

Delo.autor

(VIDEO) Manchester City bën “detyrat“ e shtëpisë, fiton bindshëm ndaj Newcastle-it

Q.Autor

Müller i tregon bavarezëve si të harrojnë zhgënjimin nga Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment