Futboll La Liga Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ BAYERN/ Griezmann dhe 4-4-2, dilemat e mëdha të Setién

Antoine Griezmann nuk e ka vendin e sigurt në formacionin startues të Barçës, të premten e ardhshme, kundër Bayernit. Përkundër faktit që Quique Setién i ka alternuar modulet 4-3-3 me 4-3-1-2, në mënyrë që francezi të ketë kohezion me grupin dhe të bashkëpunojë më shumë në detyrat krijuese, që në fund të fundit të ndjehet më i qetë, trajneri i katalanasve duket se do të luajë me katër mesfushorë të pastër në “Da Luz”. Qëllimi është ekuilibrimi i ekipit dhe mbrojtja ndaj Bayernit që ngulmon shumë nga krahët dhe përfundon me lojtarë si Kimmich, Davies, Perisic, Gnabry, Coman.

Sergi Roberto, Busquets, De Jong dhe Vidal do të ishin mesfushorët startues të së premtes. Kiliani mund të veprojë si një lojtar i brendshëm, ose i majtë fals, me detyra sulmuese. Kjo qasje taktike do t’i jepte atij më tepër liri, çka i pëlqen aq shumë. Sergi Roberto do të bënte vijën e dytë të mesfushës me Semedo dhe Busquets, ndërsa De Jong do të përpiqej të mbizotëronte qendrën. Barça kështu mund të fitonte epërsi numerike në qendër të fushës dhe të lironte Messin e Suárez, të cilët nuk do të kishin detyra mbrojtëse.

Minutat e para të lojës kundër Napolit ishin shqetësuese. Italianët e thyen lehtësisht presionin e Barçës, me ndryshime të thjeshta të orientimit në anë, ku luanin Di Lorenzo dhe Mario Rui. Katalanasit u dukën keq në fushë, me shumë dyshime taktike. Koncesionet e këtij lloji kundër Bayernit do të ishin të rrezikshme. Kjo është arsyeja pse Setién mund të ketë një vendosje më proteksioniste të skuadrës. I sakrifikuar mund të përfundojë Griezmann, i cili i dha oksigjen skuadrës kundër Napolit.

Pavarësisht se nuk ishte rrezik real për kundërshtarin, ai i dha frymëmarrje De Jong dhe shokëve të skuadrës. Kampioni i botës dinte të kishte topin dhe të gjente hapësirat e brendshme, duke përshpejtuar sulmet mirë në pjesën e parë dhe duke mbajtur ritmin në të dytën. Ai është një lojtar me pasuri të madhe taktike. Prania e tij në formacionin startues duket në rrezik ndaj bavarezëve, por mund të angazhohet gjatë lojës, për t’i dhënë ekipit katalanas alternativa dhe ta bëjë atë më pak të parashikueshëm.

Francezi, i cili shënoi një nga golat e karrierës së tij kundër Bayernit në “Allianz Arena” me Atlético Madrid, tashmë ka mbetur jashtë disa ndeshjeve kryesore të sezonit (Bilbao në Kupë, Sevilla dhe Atlético Madrid në La Liga). E vërteta është se rezultati nuk ishte i kënaqshëm për Setién. Por, me Suárez dhe Messi të paprekshëm, pozicioni i tij është i rrezikuar në çerekfinalen e Champions-it. Barça tashmë ka fituar ndaj Betis duke luajtur me 4-4-2. Me Suárez të dëmtuar, Setién e vendosi Vidal në pozicionin e mesfushorit, por me detyra mbrojtëse për të balancuar ekipin. Eksperimenti funksionoi, veçanërisht në pjesën e dytë.

Related posts

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, Kurbinasit e mbyllin në avantazh pjesën e parë

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Gazetari: Broja ka thënë se nuk vjen më në Kombëtare sa të jetë Reja trajner

Delo.autor

MILANI NË ZI/ Tërhiqet nga komentet sportive, “babai” i pseudonimeve të idhujve

Isa.Autor

Leave a Comment