Futboll Sport

Portieri me 250 ndeshje futet në historinë e Tottenham…

Kapiteni i Francës dhe Tottenham, 31-vjeçari Hugo Lloris, luajti në barazimin 1-1 kundër Brighton ndeshjen e tij numër 250 me klubin londinez, ku tanimë bën pjesë në historinë e tij.

Lloris debutoi më 20 shtator 2012 në ndeshjen e Europa League kundër Lazio dhe bëhet portieri i gjashtë i “spursave” që arrin këtë shifër pas Pat Jennings (590), Ted Ditchburn (452), Ray Clemence (330), Ian Walker (311) dhe Bill Brown (262).

Ndërkohë, futbollisti që ka luajtur më shumë me fanellën e Tottenham është Steve Perryman, i paarritshëm me 854 ndeshje nga viti 1969 deri në vitin 1986.

Kurioz është fakti se Lloris ka qenë titullar në 202 nga 214 ndeshjet e fundit të Tottenham në Premier League.

Related posts

Milionat e futbollit , ja ekipet me më të shtrenjta në Europë

Q.Autor

“LUFTA E TITANËVE”/ Katër klube pas Sanchez

Isa.Autor

UKRAINË-AUSTRI/ Të dyja skuadrat kërkojnë me çdo kusht kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment