Futboll Sport

Juventus-Milan, ndeshja më e “çmuar” e futbollit italian

Juventus-Napoli është ndeshja për të cilën flitet më shumë aktualisht në Itali. Sfida që do të luhet të dielën e ardhshme në Torino do të jetë vendimtare në luftën për titull. Pas vitesh dominim të bardhezinjve, skuadra e Sarri-t ka treguar se mund të luiajë si e barabartë me torinezët. Pavarësisht nga kjo, ndeshja e “Allianz Stadium” nuk do të jetë ajo mes dy ekipeve italiane më të çmuara.

Siç ka bërë të ditur “Transfermarkt”, sfida më e shtrenjtë e Serisë A është ajo që është luajtur 31 marsin e kaluar në Torino mes Juventus-it dhe Milan-it. Vlera e përgjithshme e lojtarëve të zbritur në fushë ka qenë 625,50 milionë euro: 66,50 milionë më pas në krahasim me Inter-Napoli, e luajtur 11 marsin e kaluar, dhe 75 më pak në krahasim me Napoli-Juvent, ndeshje e zhvilluar dhjetorin e kaluar.

Vlera në merkaton e çdo lojtari, përveçse i garanton cilësi ekipeve ku ata luajnë, ka ndikuar te kjo listë e veçantë e përpiluar nga “Transfermarkt”. Një listë që përmban shumë ndeshje të tjera. Në Bundesliga, për shembull, kryeson dueli mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, që nëntorin e 2017-ësh ka parë në fushë 625 milionë euro. Pika më e lartë, në aspektin ekonomik, është prekur në “El Clasico”-n e dhjetorit të kaluar, kur vlera e përgjithshme e dy ekipeve në fushë ka arritur deri në 968 milionë euro.

Related posts

U THA SE ISHTE NË GJENDJE TË RËNDË ME COVID-19/ Reagon trajneri Gega: Nuk gjej fjalë…

F.autor

SKANDALI NË DERBIN E MADONINËS/ Federata mbyll hetimin për sherrin Lukaku-Ibra, ja çfarë rrezikojnë dy lojtarët…

Delo.autor

FIA replikon pas akuzës së Hamilton: Ferrari fitoi pa bërë asnjë hile

Isa.Autor

Leave a Comment