Futboll Sport

Atletico Madridit i ndodh kjo surprizë ndaj Real Sociedadit, Barcelona ‘fërkon duart’

Atletico Madrid ka bërë një paraqitje tepër të dobët sot kundër skuadrës baske, Real Sociedad. Madrilenët kanë humbur me rezultatin e papritur 3-0.

Pjesa e parë ishte tërësisht e dominuar prej Sociedadit, derisa goli erdhi në minutën e 27-të nga William Hose.
Sociedad kishte edhe disa raste për shënim, por nuk i shfrytëzuan.

Atletico e nisi më mirë pjesën e dytë, por baskët e qetësuan lojën.

Adnan Januzaj sot ishte në një formë të mirë dhe vazhdimisht ka pasur depërtime nga ana e djathtë e fushës.

Goli i qetësisë për Real Sociedadin erdhi në minutën e 80-të nga Juanmi, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë.

Baskët nuk u ndalen dhe shënuan golin e radhës në minutën e 92-të.

Me këtë fitore, Real Sociedad mbetet në vendin e 11-të me 43 pikë, kurse Atletico mbetet në vendin e dytë më 71 pikë, 12 më pak se Barcelona.

La Liga është në javën e 33-të dhe në rast se Barcelona fiton ndeshjen e ardhshme zyrtarisht do të jetë kampion i Spanjës për shkak se e ka mposhtur në të dy ndeshjet direkte skuadrën nga Madridi.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Bakaj lider në Bjellorusi, gjen sërish rrugën e rrjetës

Isa.Autor

De Rossi ZBULON trajnerin që e bëri të punonte ndryshe

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet super sfida Juventus-Milan. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment